SERMAXHAJ MENDON SE KA KOHË

Foto: prishtinfc.com
Do të jemi gati
11 January, 2016 @18:20
Sami Sermaxhaj pas stërvitjes së parë të ekipit këtë vit ka thënë se ekipi do të ketë kohë të mjaftueshme për të hyrë në formë dhe për t’ia nisur stinorit pranveror në nivel të lartë.
“Programi i punës është shtatë javë, që është i mjaftueshëm për të arritur formën sportive dhe që do ta realizojmë nëpërmjet ushtrimeve në formë të lojës për qëllim që për 27 shkurt lojtarët të jenë në nivelin më të lartë të formës,” ka thënë Sermaxhaj për faqen zyrtare tëk lubit bardhekaltër.
“Do të fillohet me qëndrueshmëri bazike, do të vazhdohet me forcë të qëndrueshme, forcë eksplozive dhe normalisht pjesa tjetër permanent do të punohet në koncept të lojës. Stërvitjet brenda javës do të jenë të ndryshme nga shtatë deri në tetë seanca, kurse në përgatitje planifikojmë të ikim me 30 janar, eventualisht 1 shkurt, pas kontrollimit mjekësor të futbollistëve,” ka shtuar ai.
Prishtina ka pasur një stinor jo të mirë në vjeshtë dhe drejtuesit e klubit kanë sjellë në krye të shtabit teknik Sermaxhajn për të ngritur lojën dhe motivimin në skuadër.