DAVID MOYES

REUTERS
Do të mbrojmë titullin!
20 January, 2014 @10:00
Përkundër humbjes së djeshme ndaj Chelseat në derbi, trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, ende beson se ekipi i tij mund të mbrojë titullin kampion në Angli.
“Ne nuk do të hedhim pëlhurën e bardhë derisa ka gjasa matematikore që të mbrojmë titullin. Puna është që të mundohesh dhe të kërkosh vendin e parë. Une do ta bëj këtë deri në fund,” ka thënë Moyes transmetojnë mediat angleze sot.
“I vetmi dallim në ndeshje kanë qenë topat e vdekur, asgjë tjetër,” ka vlerësuar Moyes humbjen e djeshme nga Chelsea në Stamford Bridge.