ROSSONERI

REUTERS
Balotelli, për debutim të mbarë të Seedorfit
19 January, 2014 @22:44
Milani i Clarence Seedorfit nuk dallonte shumë nga ai i disa ditëve më parë në formacion, por motivi po. I dashuruar pas Urby Emanuelsonit, Seedorf e futi atë në 11-she të parë, derisa sulmi u përbë nga dyshja Robinho-Mario Balotelli.
E ky i fundit ishte ai që ia solli fitoren Milanit me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 82-të të takimit.
Alejandro Gonzalez i Veronës, u rrëshqit pa nevojë për të ndalur Kakanë, që ngante pas topit, e referi dha penallti.
Balotelli që kishte dy penallti të mbrojtura gjatë këtij stinori, por pa problem shënoi sonte duke e dërguar portierin në njërën anë, e topin në tjetrën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.