STAMFORD BRIDGE

P League Official
Eto’o fundos Manchesterin
19 January, 2014 @18:38
Kameruansi Samuel Eto’o ka qenë maestral sonte në fitoren e Chelseat ndaj Manchester Unitedin në derbin e madh të Premier League.
Eto’o ka shënuar 2 gola në pjesë të parë, ndërsa që në fillim të pjesës së dytë ka këputur shpresat e Manchester Unitedit për diçka më shumë, me golin e tretë të tij.
Manchester United ka arritur vetëm të ulë epërsinë e Chelseat dhe të shënojë golin e nderit në takim në saje të meksikanit Javier Hernandez.
Kosovari Adnan Januzaj ka qenë në fushë që nga fillimi i takimit por nuk ka arritur të shpëtojë kësaj radhe skuadrën e tij nga humbja.
Manchester United ka shënuar kështu, humbjen e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, që fut David Moyesin në telashe të mëdha këtë stinor, pasi që ekipi i tij po rrezikon daljen në Europë stinorin tjetër.
Në anën tjetër Chelsea ka vazhduar me perfekcion duke shënuar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në të gjitha garat së fundi. Kah fundi i ndeshjes për të kaltërit e Londrës ka debutuar edhe serbi Nemanja Matic, që u ble ditë më parë nga Benfica.
Rezultatet dhe tabela aktuale.