Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRIULI

Lazio ngjallet në fund

REUTERS

Lazio ngjallet në fund


19 January, 2014 @15:37

Lazio ka treguar dhëmbët në Friuli sot duke e mposhtur Udinesen. Vendasit kanë qenë në epërsi 2-1, derisa Lazio mbeti me 10 lojtarë në fushë pas ndëshkimit të nigerianit Ogenyi Onazi me karton të kuq. 

Mirëpo, kjo nuk ka dëshpëruar por përkundrazi ka trimëruar romakët e udhëhequr nga trajneri i ri Edy Reja. 

E dy gola të papranueshëm më vonë i ka pranuar Udinese, njëra prej të cilave autogol. Kështu Lazio ka fituar edhe ndeshjen e radhës pas asaj ndaj Parmës. 

Etrit Berisha ka qenë për 90 minuta në portë të lacialëve, derisa Lorik Cana u fut në 5 minutat e fundit për të përforcuar mbrojtjen e skuadrës që arriti fitoren në fund. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A