JUVENTUS

REUTERS
Dirigjenti Vidal
19 January, 2014 @0:18
Një ndeshje me shpirt sulmues u pa në takimin ndërmjet Juventusit dhe Sampdorias që e përmbylli të shtunën në Serie A.
Ekipi i Antonio Contes ia nisi shumë mirë ndeshjes kur me dy gola të shpejtë të Arturo Vidal dhe Fernando Llorente marrin epërsinë 2-0. Përkundër se Sampdoria mendoi se u kthye në lojë kur rezultati arriti në 2-1, ishte përsëri Vidal që shënoi nga penalltia për përmbylljen e pjesës së parë prej 3-1.
Në pjesën e dytë Manolo Gabbiandini dha shpresa për Sampdorian e Sinisa Mihajlovicit, por Paul Pogba nga një asistim i kilianit të mrekullueshëm sonte, Vidal, shënon për 4-2 dhe për fitoren e madhe që e kthen epërsinë 8 pikëshe në krye të tabelës për Juventusin lider.
Pas dështimeve të ekipeve të Milanos këtë stinor, Inter dhe Milan, si dhe Romës jo të kënaqshme në momente kyqe, Juventus duket se po hapëron drejt titullit të tretë me radhë në Serie A.
Përndryshe Vidal në 26 paraqitje me bianconerët këtë stinor ka shënuar 15 gola, që flet për cilësitë e jashtëzakonshme të tij për një mesfushor jo edhe aq ofanziv.
Rezultatet dhe tabela aktuale.