LIBERTY

REUTERS
Tottenham zë Liverpoolin
19 January, 2014 @16:45
Tottenham Hotspur ka shënuar sot fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit, derisa ka mposhtur Swansea Cityn si mysafir në stadiumin Liberty 3-1.
Emmanuel Adebayor, që në kohën e Andre Villas Boas as nuk bëhej hesap në ekip, ka shënuar dy gola në fitoren e sotme të Tottenhamit, derisa ngritja e ekipit të veriut të Londrës po vazhdon.
Trajneri i ri Tim Sherwood ka impresionuar me ngjalljen e ekipit të cilët tashmë përveç se po fitojnë, po shënojnë dhe po ngriten në tabelë.
E në anën tjetër, Swansea, i mbuluar me disa lëndime të lojtarëve kyq, nuk po arritën të kthjellet assesi, pasi që në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar një fitore të vetme.
Përndryshe, ngritja e Tottenhamit në ndeshjet e fundit ka çuar ekipin nga White Hart Lane në pozitën e pestë aktualisht duke u barazuar me pikë me Liverpoolin.
Rezultatet dhe tabela aktuale.