Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUIGI FERRARIS

Genoa thellon krizën e Interit

REUTERS

Genoa thellon krizën e Interit


19 January, 2014 @17:03

Skuadra e Walter Mazzarrit tashmë është në krizë të rezultateve. Inter që prej fitores ndaj Milanit në derbi, nuk ka parë më dritë me sy. 

Lazio, Udinese, një barazim ndaj Chievos dhe edhe një humbje e sotme ndaj Genoas kanë thelluar edhe më telashet te neroazzurrët. 

Genoa ndërkaq, në stadiumin Luigi Ferraris ka shënuar golin e vetëm të takimit kah fundi i ndeshjes, kur Luca Antonelli shënoi për fitoren e tyre dhe për tre pikë të rëndësishme për ngritje në tabelë. Shqiptari në radhët e Genoas, Paolo Sokoli, ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A