BARCELONA
REUTERS
Levante e pathyeshme
19 January, 2014 @20:58
Levante ka arritur që të nxjerrë një pikë tejet të rëndësishme sot në stadium të saj duke e ndalë liderin e La Ligas, Barcelonën, me barazim 1-1.
Ekipi i Joaquin Caparros ka shënuar në minutën e dhjetë të takimit nëpërmjet grekut Loukas Vyntra, derisa Gerrard Pique në minutën e 19-të ka barazuar për Barcelonën.
Mirëpo, derisa Barcelona kërkonte golin e fitores për të vazhduar kryesimin e sigurtë, Levante me Juanfranin lider në mbrojtje ka arritur që të mbajë portën e Keilor Navasit të paprekur deri në fund të takimit dhe të nxjerrë pikën e merituar.
Rezultatet dhe tabela aktuale.