Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBYLL KARRIERËN

Doqi, nis si ndihmës trajner

Patrik Doqi, derisa luante për Ballkanin/ BOROZANI/ Arkiv

Doqi, nis si ndihmës trajner


31 January, 2016 @11:38

Ish futbollisti i disa ekipeve kosovare, që është njëri ndër të rrallët që arriti të luajë edhe jashtë vendit, Patrik Doqi, ka bërë të ditur se tash e tutje do të jetë ndihmës trajner i ekipit kroat, NK Moslavina. 

Doqi 35 vjeç me këtë rast edhe zyrtarisht i ka thënë lamtumirë futbollit aktiv, kurse ka falenderuar trajnerët e parë të tij për ngritje në karrierë dhe besimin që e patën ndaj tij. 

Doqi ka qenë lojtar i Lirisë, Vëllaznimit, Ballkanit, pastaj Zepces e Sarajevës në elitën boshnjake etj. 

 


 
Të gjitha lajmet nga