DANIMARKA HUMB EDHE TRAJNERIN
Dorëhiqet Olsen
18 November, 2015 @11:47
Përzgjedhësi i përjetshëm i përfaqësueses së Danimarkës, Morten Olsen, ka dhënë dorëheqje nga reprezentacioni danez pas eliminimit përfundimtar në rrugë për EURO 2016.
Olsen, 66 vjeç, menjëherë pas ndeshjes ndaj Suedisë i ka kumtuar lajmin mediave, derisa u ka thënë se i vjen keq që danezët nuk do ta shohin ekipin e tyre në EURO 2016.
Ai ka dërguar Danimarkën në Botërorët 2002 dhe 2010 si dhe në Europianët 2004 dhe 2012.
“Më vjen keq që përfundoi kështu pas 35 viteve karrierë si lojtar dhe trajner i përfaqësueses. Më vjen keq,” ka thënë ai në konferencë për shtyp.
Olsen ka qenë futbollist i Danimarkës në periudhën 1970-1989, ndërsa si trajner i vendit ka punuar prej vitit 2000 deri mbrëmë.
Danimarka pritet të emërojë trajnerin e ri të përfaqësueses deri në fund të këtij viti.