SUEDIA KONFIRMON FORCËN NDAJ DANEZËVE
Ibra, në EURO 2016
18 November, 2015 @8:43
Dy gola të Zlatan Ibrahimovicit në Parken të Kopenhagës mbrëmë i kanë siguruar Suedisë kualifikimin në EURO 2016 pas Play-Offit.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në të mirë të Suedisë dhe barazimi 2-2 në ndeshjen e djeshme çoi suedezët përpara.
“Pas Suedisë, do ta bëj të famshme edhe Francën,” ka thënë Ibra në një prononcim të tij për mediat duke aluduar kualifikimin e ekipit të tij të sigurt para përballjeve të barazhit.
Këndellja e vonshme dhe barazimi i rezultatit nga e ana e danezëve në 2-2 nuk i çonte askund, pasi që edhe po të kishin shënuar fitore 3-2, Suedia do të shkonte përpara në bazë të rregullit të golave për mysafir.
All Goals | Denmark 2-2 Sweden 17.11.2015 HD by EarthSavii