GRUPI D

Gjermanët nuk thehen
4 December, 2012 @23:11
Borussia Dortmund e udhëhequr nga gjeniali Jurgen Klopp nuk ka falur për asnjë moment Manchester Cityn. Gjermanët kanë arritur t’i mposhtin anglezët, për t’i eliminuar përfundimisht ata.
Në anën tjetër, Real ka mposhtur Ajaxin mirë e mirë, mirëpo kjo nuk i ka bërë fortë dert holandezëve, të cilët i falenderohen gjermanëve të Dortmundit për mposhtjen e anglezëve, që ua hapi rrugën për gara europiane përkundër humbjes.
REZULTATET:
Real Madrid - Ajax 4-1 (Ronaldo 13, Callejon 28, 88, Kaka 49 - Borrigter 59)
Borussia Dortmund - Manchester City 1-0 (Schieber 57)
TABELA:
1. Dortmund 14p.
2. Real 11p.
3. Ajax 4p.
4. M. City 3p.