SIGNAL IDUNA PARK

Dortmundi fiton me përmbysje
28 February, 2016 @19:13
Me golat e Henrick Mkhitaryan,Adrian Ramos dhe Pierre-Emenick Aubameyang në 10 minutat e fundit të takimit, Dortmundi arriti të mposhtë me përmbysje skuadrën e Hoffenheimit.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Rudyt, mirëpo një karton i kuq në pjesën e dytë bëri që ndeshja ta ndryshonte totalisht kahjen. Hoffenheimi nuk mundi të rezistonte deri në fund dhe pësoi tri gola në fundin e takimit, për t’u larguar pa pikë nga Signal Iduna Park.
Me këtë fitore Dortmundi e ruan diferencën e pikëve me Bayernin, kurse Hoffenheimi rrezikon seriozisht rënien nga Bundesliga.