Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITY KAMPION

Drama e “SuperSunday” City kampion me përmbysje 5 minutëshe

Foto: premierleague.com

Drama e “SuperSunday” City kampion me përmbysje 5 minutëshe


22 May, 2022 @19:03

Manchester City me një përmbysje të paparë, duke shënuar tri herë për 5 minuta, ka arritur të rikthejë ndeshjen për tu bërë kampion i Premier League 2021/22.

Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola ka qenë në disavantazh deri në minutën e 76 të të ndeshjes 0-2 nga Aston Villa, ndërsa në ndeshjen tjetër Liverpool priste fitoren ku edhe barazimi i Cityt i bënte ata kampionë.

Por, një rikthim spektakular plotë emocione kryesuar nga kapiteni Ilkay Gundogan ka bërë që City të shënojë tri herë brenda 5 minutave për të fituar ndeshjen 3-2 [Ilkay 76, 81, Rodri 78 - Cash 37, Coutinho 69].

Manchester City - kampion i Premier Ligës 2021/22.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League