BUNDESLIGA

Dramë në Berlin: Union Berlini drejt Europa Conference League
22 May, 2021 @17:35
Union Berlini ka mbyllur stinorin e Bundesligës në vendin e 7, një vend që siguron kualifikimet për Europa Conference League, pasi që mposhti Leipzigun në shtëpi me rezultatin 2-1 [Friedrich 67’, Kruse 90’+2 - Kluivert 55’].
Union Berlinit i duhej patjetër fitorja, dhe atë e arriti në minutën e dytë shtesë të ndeshjes pas një super-përmbysjeje.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Union Berlini e gjeti vetën në disavantazh pas golit të Kluivert në minutën e 55’.
Barazimin Unioni e gjeti në minutën e 67’ përmes Friedrichit, ndërsa heroi i ndeshjes ishte Kruse, i cili në minutën e 92’ ia siguroi ekipit fitoren dhe njëkohësisht mundësinë për t’u kualifikuar në Europa Conference League.
Kujtojmë që Union Berlini u inkuadrua për herë të parë në Bundesliga vetëm para dy vitesh, ndërsa tani ka mundësi të marrë pjesë në garat evropiane.
Në garë për ta fituar biletën e fundit për në Evropë, e që në fund mbetën duarthatë, ishin Borussia Monchengladbachu që e mposhti Werderin e Milot Rashicës, Stuttgarti dhe Freiburgu.
TABELA PËRFUNDIMTARE