ZHDRELLA
Drejt trofeve
19 August, 2015 @12:19
Përforcimi më i madh i Ferronikelit në afatin kalimtar veror, Mentor Zhdrella, në një prononcim për faqen zyrtare të ekipit kampion të Kosovës ka bërë të ditur se mezi pret fillimin e stinorit të ri.
Zhdrella, katër herë lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës, pritet të debutojë për ekipin e tij të ri, në ndeshje ndaj ish ekipit të tij, pasi që Ferronikeli udhëton drejt Prishtinës në fundjavë.
“Në skuadër më kanë prit shumë mirë. Jemi si një familje. Këtu gjithçka shkon mirë dhe sigurisht që nuk do të mungojnë rezultatet,” ka thënë fillimisht ai.
“Puna profesionale që po bëhet dhe angazhimi na bën të besojmë se ekipi do të shpërblehet me trofe tjerë.”
Zhdrella ende vlerësohet si njëri ndër mefsushorët më të mirë në Kosovë dhe ai pritet të jetë ndihmesë e madhe për ekipin e Gani Sejdiut në rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion dhe Kupës së Kosovës - që i fitoi Ferronikeli stinorin që shkoi.