Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI - DRENICA

Drenica fiton me përmbysje, shtohen problemet e Flamurtarit

Drenica fiton me përmbysje, shtohen problemet e Flamurtarit


26 November, 2017 @14:54

Përkundër epërsisë 1-0 pas pjesës së parë, epërsi kjo e krijuar nga goli i Egzon Krasniqit, skuadra e Flamurtarit e mbylli me humbje takimin ndaj Drenicës, me këtë të fundit që u tregua skuadër më e mirë në pjesëlojën e dytë dhe takimin e përfundoi me 3 pikë të fituara.

Ishte Genc Hamiti ai që fillimisht e barazoi rezultatin, ndërsa goli i dytë për Drenicën erdhi nga Azem Bejta në minutën e 63’ të ndeshjes.

Në vazhdim të ndeshjes ndryshim të rezultatit nuk pati dhe takimi u mbyll me fitoren e Drenicës.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Kjo fitore padyshim që është tejet e rëndësishme për Drenicën në luftën për të mos qenë pjesë e zonës së barazhit, ndërsa Flamurtari me këtë humbje vazhdon të mbetet në pozitën e parafundit në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga