LIRIA - DRENICA
Drenica mbijeton pastër me fitore në Prizren
19 May, 2019 @18:13
Skuadra e Drenicës do të vazhdojë e parrezikuar nga barazhit të jetë pjesë e Superligës edhe vitin tjetër.
Futbollistët e drejtuar nga Tahir Lushtaku kanë arritur të shënojnë fitore në Prizren ndaj Lirisë së rënë në Ligë të Parë, 2-3 sot, ku fitoren e siguruan me golat e shënuar në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që pjesa e parë përfundoi 1-1.
Osman Mëziu (9’) i dha epërsinë Drenicës, derisa 10 minuta para fundit të pjesës së parë Diellor Beseni barazoi për vendasit 1-1 (35’).
E në pjesë të dytë Drenica u tregua edhe më kërkuese dhe shpejt arriti t’i sigurojë tre pikët.
Armend Abazi ishte njeriu që siguroi fitoren e Drenicës, duke shënuar dy herë në portën e prizrenasve. Abazi i dha epërsinë Drenicës në minutën e 55-të (1-2) ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 67’. Në fund Ilir Mustafa shënoi golin e dytë të Lirisë për 2-3.
Me këtë, Drenica përfundon stinorin me 43 pikë, në mes të tabelës dhe do të jetë pjesë e Superligës edhe sezonin 2019/20.
Në anën tjetër Liria veçse është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës.
FORMACIONET STARTUESE
LIRIA: Gashi, Dina, Sahitaj, Thaqi, Susuri, Mustafa, Binishi, Beseni, Karahoda, Fetahaj, A.Memaj. | |||
DRENICA: Ymeri, Lushtaku, Sykaj, Balde, Pasoma, Thaqi, Grajqevci, Mëziu, Dajaku, Uka. Tahiri. |