Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - DRENICA

Drenica në hapat e shpëtimit

FOTO / Llapi

Drenica në hapat e shpëtimit


13 June, 2020 @19:32

Skuadra e trajnerit Gani Sejdiu, Drenica, ka arritur ta mposht Llapin në Podujevë me rezultat 0-2.

Kjo ishte një fitore me vlerë të madhe, derisa heroi i ndeshjes ishte Alban Shillova.

Shillova në këtë ndeshje ka shënuara 2 herë. Së pari nga pika e bardhë në minutën e 27’, derisa e dyfishoi epërsinë në minutën e 42’.

Në këtë fitore luajti rol edhe performanca e mirë e portierit të Drenicës Arion Ymeri, derisa Llapi ka dështuar nga penalltia në minutën e 86’.

Armend Abazi në minutën e 89’ u ndëshkua me karton të kuq, por nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Drenica me këtë fitore nuk lëviz nga pozita e shtatë, por së paku bën një hap të rëndësishëm drejtë shpëtimit, derisa Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 37 pikë.

Në xhiron tjetër Drenica takohet me Flamurtarin, kurse Llapi me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga