Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Drenica pa trajnerin kryesor në përballjet e radhës

Drenica pa trajnerin kryesor në përballjet e radhës


12 February, 2022 @1:33

Sikurse Dukagjini, ashtu edhe Drenica nuk do të ketë ndihmën e kryetrajnerit në duelin e saj të parë të pjesës pranverore të stinorit, pas suspendimit që iu bë trajnerit të skuadrës, Tahir Lushtaku.

Ofendimi i tij i cilësuar si i rëndë nga KD i FFK-së, ka bërë që ai të marr dënim për dy ndeshje mos ushtrim të detyrës së trajnerit. Kjo ka ndodhur në përballjen e Kupës së Kosovës, ku Drenica u mposht nga Prishtina.

“Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr, ID.000613M83. Motivi: Në minutën e 80të pas ndëshkimit me karton të kuq të lojtarit të tij është futur në fushë, ku ka ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor, për çka është ndëshkuar direkt me karton të kuq. Pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri A. Dallku ka vazhduar me ofendime dhe akuza në deklaratën e dhënë në prononcim për media ku akuzon referin kryesor për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarit të ndeshjes Gjilani – Dukagjini. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës së trajnerit për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK,” ka bërë të ditur njoftimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së.

Drenica do të ndeshet me Gjilanin në xhiron e parë të pjesës pranverore të stinorit si vendase në Bajram Aliu, ndërsa pas kësaj do të ketë punë me Dukagjinin e Klinës, që gjithashtu do të ketë trajnerin e suspenduar në këtë ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga