HAP PRAPA PËR KAMPIONIN

BOROZANI/Erdis Driza
Drenica triumfon në Prishtinë
23 March, 2014 @15:59
Drenica ka arritur të dalë fituese nga ndeshja më interesante e ditës së sotme në Superligë, Prishtina-Drenica.
Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë arritur që të shënojnë fitore që në ndeshjen e parë me trajnerin e ri të tyre Mehmet Mehmeti, pasi që javën e kaluar dha dorëheqje Afrim Jashari.
Ndeshja ka qenë jashtëzakonisht interesante, pasi që së pari të dyja skuadrat dështuan të shënojnë nga penalltia. Liridon Kukaj për Prishtinën, derisa Sami Geci për Drenicën - nuk i shënuan penalltitë sot.
Në pjesën e dytë, Granit Arifaj çoi në epërsi Drenicën 0-1 dhe pasi që barazoi Driton Krasniqi në 1-1, Kushtrim Lushtaku vodhi një top të bardhekaltërve dhe u fut në mes të mbrojtjes duke shënuar heroikisht për fitoren e drenicakëve, 1-2.
Duhet përmendur edhe faktin se Prishtina pjesën më të madhe të 45 minutëshit të dytë e luajti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Liridon Kukajt me karton të kuq nga ndeshja. Kukaj e morri të kuqen pas dy të verdhave.
Me këtë disfatë, Prishtina bën një hap prapa drejt rrugës për mbrojtje të titullit, derisa Drenica i kthehet fitores pas humbjes në xhiron e kaluar nga Ferronikeli.
Rezultatet dhe tabela aktuale.