VELODROME

REUTERS
Marseille rrezikon Europën
22 March, 2014 @19:54
Abdoulaye Doucoure ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, tejet të rëndësishëm për ekipin e tij, në minutën e 76-të të ndeshjes për t’ia shkaktuar marsejezëve sot humbjen e gjashtë të stinorit në Velodrome.
Kjo fitore mysafirëve iu ndihmoi të ngriten në tabelë dhe të dalin nga zona e rrezikshme, derisa Marseilleit ia vështirëson punët për të dalë në Europë stinorin tjetër.
Para ndeshjes së sotme, të dyja skuadrat nuk kanë qenë në formë të mirë derisa Marseille ka harruar shijen e fitores, pasi që kjo ka qenë ndeshja e katërt pa fitore - prej të cilave 3 humbje.
E Rennes me fitoren e sotme, ka ndërprerë serinë prej 3 humbjeve me radhë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.