LIVERPOOL

Premier League Official/Facebook
Suarez nuk ndalet, hat-tricku i gjashtë
22 March, 2014 @18:21
Sulmuesi më në formë në botë aktualisht, Luis Suarez, i është përgjigjur me hat-trick deklaratave të trajnerit të Cardiff Cityt, Ole Gunnar Solksjaer, para ndeshjes.
Cardiff City ia nisi më mirë ndeshjes duke dalë dy herë në epërsi 1-0 dhe 2-1, por Suarez bashkë me qendërmbrojtësin sllovak Martin Skrtel i janë kundërpërgjigjur maestralisht uellsianëve për të shënuar fitore të thellë 3-6 si mysafir në kryeqytetin uellsian.
“Më shumë do të preferoja dyshen sulmuese Robin Van Persie - Wayne Rooney, para asaj të Liverpoolit, Luis Suarez - Daniel Sturridge,” kishte thënë trajneri norvegjez i Cardiffit para ndeshjes.
E kjo si duket nxeu edhe më shumë uruguajanin që nuk po ndalet së shënuari në Premier League. Ai ka shënuar 6 herë hat-trick në gati dy vitet e fundit derisa, sa për krahasim, Cristiano Ronaldo kishte shënuar vetëm një hat-trick në gjashtë vite të kaluara në Angli!
Rezultatet dhe tabela aktuale.
FAKTE:
Martin Skrtel bëhet mbrojtësi me më së shumti gola të shënuara në Premier League - 6; | |||
Luis Suarez dhe Daniel Sturridge = 46 gola; Manchester United = 46 gola; | |||
Luis Suarez - 102 paraqitje me Liverpoolin, 65 gola; Fernando Torres - 102 paraqitje me Liverpoolin, 65 gola |