Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORUSSIA

Dortmund, i kthehet fitores

REUTERS

Dortmund, i kthehet fitores


22 March, 2014 @18:07

Ekipi i Jurgen Kloppit, që këtë stinor po përballet me lëndime të shumta të lojtarëve ka arritur që të shënojë fitoren e parë sot pas dy humbjeve me radhë. 

Borussia Dortmund ka arritur të shënojë fitore në dukje të lehtë 0-3 si mysafir ndaj Hannoverit. Fitorja e ‘milionerëve’ nga Dortmundi ka ardhur pas dy disfatave me radhë të ekipit në stadium të vetin. 

Dortmund ishte mposhtur nga Borussia Monchengladbach xhiron e kaluar, derisa në mesjavë pësoi edhe nga Zenit St Petersburg në kuadër të Ligës së Kampionëve. 

Me fitoren e sotme, djelmoshat e Jurgen Kloppit të cilët do të përballen përsëri me Real Madridin në Ligë të Kampionëve sikurse kanë dhënë shenjat e para që po rikthehen në formë para ndeshjeve të rëndësishme çerekfinale të garës më interesante europiane. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga