BAYERN

REUTERS
Me Shaqirin vjen goli
22 March, 2014 @17:56
Rekord kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka arritur të shënojë edhe fitoren e radhës në kuadër të Bundesligës dhe është vetëm çështje ditësh kur do të rishpallet kampion.
Kosovari Xherdan Shaqiri është futur në lojë në minutën e 73-të të takimit për t’i ndihmuar shokëve të skuadrës që të shënojnë golin e parë në ndeshje.
Shaqiri ka asistuar kështu në minutën e 82-të të takimit për Bastian Schweinsteigerin, që ka shënuar golin e parë të vonshëm të ndeshjes, derisa katër minuta më vonë - edhe zëvendësuesi tjetër i ditës, Mario Gotze ka shënuar për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Mainz-Bayern 0-2.
Rezultatet dhe tabela aktuale.