Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - DRITA

Drita dominon dhe merr kreun

Drita dominon dhe merr kreun


30 August, 2019 @18:06

Në ndeshjen hapëse të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll, Drita e mposhti me lehtësi Dukagjinin me rezultat 0-4.

Ish-kampionia e Kosovës, Drita, e nisi ndeshjen furishëm, ku edhe goli i parë erdhi në minutën e 9’, gol ky i shënuar nga Xhevdet Shabani, pas një asistimi të bukur nga Izair Emini.

Para se të mbyllet pjesa e parë, rezultatin e dyfishoi Bunjamin Shabani në minutën e 44’.

Xhevdet Shabani në minutën e 74’, duke shënuar nga gjuajtja e lirë e ngriti epërsinë në 3-0, derisa në minutat shtesë të ndeshjes shënoi edhe Betim Haxhimusa për 4-0.

TABELA AKTUALE

Drita me këtë fitore, përkohësisht u vendos në krye të tabelës me një ndeshje më shumë me gjashtë pikë, kurse kjo ishte humbja e parë e stinorit për Dukagjinin, i cili ka 1 pikë deri më tani.

a


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga