GJILAN

Drita feston me trajnerin e ri
24 October, 2014 @19:33
Trajneri i ri i Dritës, Afrim Shahini, duket i ka ardhur si këndellje. Borozani.com
Gjilanasit kanë arritur të shënojnë fitoren e parë pas 7 xhirove në Superligë, që në ndeshjen e parë të Shahinit si trajner, pasi që Agron Selmani dha dorëheqje pas xhiros së kaluar.
Golin e vetëm të takimit, gjilanasit e shënuan në minutën e 55-të të takimit, që u solli atyre tre pikë tejet të rëndësishme.
Pjesa e parë përkundër se përfundoi pa gola, ishin lojtarët e Dritës që kishin më shumë se loja, duke qëlluar shtyllën njëherë dhe dy herë tjera futën në telashe portierin vushtrrias.
Llamkosi kampion nuk pati ndonjë rast të theksuar dhe në fund regjistroi disfatën e tretë të stinorit në nismën e fazës së dytë të kampionatit.