DRITA

Drita liron Erjon Vucajn
10 January, 2022 @17:51
Skuadra e Dritës, para pak çastesh ka njoftuar se është mbyllur bashkëpunimi me mesfushorin, Erjon Vucaj.
Vucaj ishte njëri ndër më të dalluarit te skuadra gjilanase në vitet e fundit. Ai gjatë karrierës së tij te Drita luajti në 103 ndeshje në Superligë, 6 ndeshje në Kupën e Kosovës, 1 ndeshje në Superkupë dhe 7 ndeshje në arenën ndërkombëtare.
Erjoni ishte transferuar te Drita në vitin 2018 nga skuadra Luftëtari.
Drita aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 34 pikë në Superligë.