Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SENEGAL - ZIMBABVE

Sadio Mane në frymën e fundit, për fitore

Sadio Mane në frymën e fundit, për fitore


10 January, 2022 @15:54

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, është treguar i pagabueshëm nga pika e bardhë në përballjen e parë të shtetit të tij në Kupë të Afrikës’22.

Mane është treguar vendimtar në penalltinë e fituar nga Senegali, në ndeshjen që ishte shumë afër të përfundojë pa gola ndaj Zimbabvesë.

Me penalltinë e shënuar në minutën e 90+7 të ndeshjes, Senegal ka kryer ndeshjen me fitore 1-0 për të nisur mbarë kështu Kupën e Afrikës, që këtë vit po mbahet në Kamerun, ndërsa ia nisi dje.

Dueli tjetër i grupit mes Guinesë dhe Malavit, nis në ora 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga International