Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria ndan rrugët me sulmuesit

Liria ndan rrugët me sulmuesit


10 January, 2022 @15:39

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka ndarë rrugët me marrëveshje me sulmuesit e pjesës vjeshtore të stinorit.

Sipas informatave që ka siguruar TopSporti.com, bardhezinjtë kanë ndarë rrugët me sulmuesin Orges Xeka dhe Jurgen Gjini, që kanë qenë pjesë e ekipit prizrenas gjatë vjeshtës 2021/22.

Liria pasi që përfundoi vitin 2021 në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare, emëroi trajner të ri të skuadrës Granit Begollin.

TABELA E LIGËS SË PARË

Derisa Begolli mori ekipin, Liria në ndërkohë ka arritur marrëveshje me sulmuesin Astrit Berisha, pastaj mesfushorin Donart Sheqerolli si dhe mbrojtësin me përvojë, Viktor Kuka.

Gjithashtu, prej 2022 te Liria pritet të kthehet edhe ish lojtari i tyre, Roni Gashi, që së fundi ka qenë pjesë e rivalit lokal, A&N.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë