Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA - DRITA

Drita me shumë mund ndaj Ulpianës, ngjitet në vendin e dytë

Foto: Drita FC

Drita me shumë mund ndaj Ulpianës, ngjitet në vendin e dytë


2 April, 2022 @15:59

Një fitore mjaft të vështirë e ka shënuar sot Drita në udhëtim te Ulpiana.

Përkundër faktit që Ulpiana e kërkoi deri në fund barazimin, gjilanasit nuk u dorëzuan dhe luftuan fort, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 2-3 (Ermir Rezi 20’, Akil Makolli 43’ / Muharrem Jashari 5’, Marko Simonovski 25’ 59’).

Ndeshja dhuroi dy gola të shpejt që në 20 minutat e parë dhe plot katër deri në fund të pjesës së parë.

Fillimisht për 0-1 shënoi Muharrem Jashari i Dritës (5’), i asistuar nga Marko Simonovski, e për 1-1 shënoi Ermir Rezi i Ulpianës, pas një topi të ardhur nga mesfushori Egzon Qerimi.

Pesë minuta më vonë, erdhi edhe një gol. Krosimin e Almir Kryeziut nga gjuajtja e lirë, në rrjetë e çoi Marko Simonvski për 1-2 të Dritës.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, rezultati u barazua edhe një herë. Akil Makolli (43’) realizoi me kokë për 2-2, e asistues i Ulpianës ishte përsëri Egzon Qerimi, si te goli i parë.

TABELA AKTUALE

Më pas, përkundër plot rasteve për shënim për të dyja skuadrat, pjesa e dytë dhuroi vetëm një gol. Të vetmin gol në këtë pjesë e shënoi Marko Simonovski (59’) dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren e Dritës. Sulmuesi maqedonas i Dritës sot zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike individuale, duke asistuar 2 herë dhe shënuar 1 herë, për të qenë më meritori në fitoren gjilanase.

Kjo fitore bën që Drita momentalisht, me një ndeshje më shumë se Gjilani, të jetë në vendin e dytë, kurse Ulpiana është e parafundit në renditje.

Sot ishte ndeshja e parë e Ulpianës nën udhëheqjen e Fadil Ademit si kryetrajner këtë sezon, me Edlir Tetovën që u largua nga kjo pozitë pak ditë më parë.

Xhiron që vjen Ulpiana e pret Llapin, e Drita i shkon Niklit në Drenas.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga