INTELEKTUALËT
Drita merr mesfushorin e Luftëtarit
20 July, 2018 @21:22
Kampionja e Kosovës në futboll, Drita, ka zyrtarizuar sot përforcimin e ri të skuadrës, që vjen nga Luftëtari i Gjirokastrës, Eri Lamçja.
Lamçja 24 vjeç është mesfushor, ndërsa në stinorin e kaluar ka shënuar 3 gola në 30 ndeshje për Luftëtarin në Kategorinë Superiore.
Luftëtari për herë të parë fitoi të drejtë garimi në përballjet e UEFA-së pas suksesit të stinorit të kaluar, ndërsa Lamçja nuk ka zhvilluar ndeshje me skuadrën në Evropë këtë verë.
Lamçja është i lindur në Elbasan, ku edhe ka nisur karrierën. Në stinorin 2015/16 kaloi në Teutë të Durrësit, ndërsa prej janarit të vitit 2017 ka qenë pjesë e Luftëtarit.