Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 1-0 LLAPI

Drita mposht Llapin dhe i afrohet Ballkanit

Pamje nga arkivi

Drita mposht Llapin dhe i afrohet Ballkanit


3 December, 2020 @17:10

Kampionia e Kosovës ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur që prej xhiros së parë të këtij edicioni.

Drita fitoi me rezultat minimal ndeshjen ndaj Llapit 1-0 [Ardian Limani 17] derisa dueli ka qenë interesant me disa raste të mira në të dy anët, por gola më s’kishte në ndeshje.

Pas dy-tre tentimeve të Llapit para pranimit të golit, ka qenë goditja e Xhevdet Shabanit që u dëbua nga portieri e pas kësaj Limani fut topin në rrjetë për 1-0.

Pasuan edhe disa raste të Llapit, por mbrojtësit e Dritës ndalën tentimet e mysafirëve.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë mundësia më e mirë për shënim e vendasve ishte kur Xhevdet Shabani goditi për të qëlluar shtyllën (73), ndërsa pas kësaj Llapi shënoi (87) - duke u anuluar goli për shkak të pozitës jashtë loje.

Përgjatë minutave 60-70 llapjanët kanë pasur edhe dy raste të mira, të cilat për pak nuk përfunduan në portën e kampionëve.

E në 5 minutat shtesë të ndeshjes, nuk pati tundje rrjetash për të ndërruar rezultatin e ndeshjes dhe kështu ekipi i Ardian Nuhijit vazhdon formën e mirë të kapur në ndeshjet e fundit duke shënuar të tretën fitore në katër ndeshjet e fundit.

Llapi përkundër lojës së mirë të treguar, mbetet pa pikë nga kjo ndeshje dhe vazhdon lëngimin në renditje tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga