Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA - DRITA

Drita pa telashe, barazohet me Ballkanin

FOTO / Drita

Drita pa telashe, barazohet me Ballkanin


21 November, 2020 @16:54

Kampionia aktuale e Superligës së Kosovës, Drita, me lehtësi e mposhti Besën me rezultat 1-4 [ Redon Syla 18’ - Betim Haxhimusa 4’,39’, Astrit Fazliu 10’, 63’].

Drita në 10 minutëshin e parë e dyfishoi epërsinë përmes Betim Haxhimusës (4’) dhe Astrit Fazliu (10’), e në minutën e 18 e ngushtoi epërsinë Redon Syla i Besës.

Betim Haxhimusa ka shënuar edhe golin e dytë personal e të tretin për skuadrën e tij në minutën e 39’.

Në pjesën e dytë edhe Astrit Fazliu shënoi golin e tij të dytë në minutën e 63’ dhe e vulusoi rezultatin e ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Drita me 26 pikë të grumbulluara, së bashku me Ballkanin gjendet në krye të tabelës, kurse Besa me 6 pikë është në pozitën e fundit.

Në xhiron e 14 Drita përballet me Feronikelin në Gjilan, derisa Besa takohet me Trepçën ‘89 në Mitrovicë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga