Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER TURKU 1-0 DRITA

Drita pëson, por shpreson

Drita pëson, por shpreson


6 July, 2022 @21:01

Skuadra e Dritës, që është nënkampione e Kosovës, është mposhtur në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues për Ligë të Konferencës sot, në përballje ndaj Inter Turkut të Finlandës.

Vendasit, kanë shfrytëzuar një top të dëbuar nga portieri Faton Maloku, ndërsa mbrojtësi i majtë Jussi Niska shënoi për fitore minimale, por shumë domethënëse për vendasit 1-0 [Niska 77].

Goli erdhi nga një goditje e lirë, kur Ilir Blakçori mori kartonin e dytë të verdhë një minutë më parë, për të lënë ekipin me 10 veta në fushë.

Besnik Krasniqi, Drita

Sa i përket lojës së gjilanasve të drejtuar nga Atdhe Nuhiu, rastet i kishin, por Blend Baftiu, që ka qenë më aktivi me raste nuk u gjind më së miri, derisa Besnik Krasniqi pa goditjen e tij të dëbuar nga mbrojtja e finlandezëve.

Pas një jave Drita do të kërkojë përmbysjen e rezultatit në Fadil Vokrri të Prishtinës, për të shpresuar në rrethin e dytë të garës.

Ndërkaq sa i përket statistikave të nxjerra nga faqja zyrtare e UEFA-së, Drita ka dominuar në ato, pos rezultatit 1-0 - që është edhe më i rëndësishmi.

Raste të krijuara Inter 3-8 Drita. Mundësi për gol 3-8 në të mirë të Dritës. Shuta në portë 2-1 në të mirë të Interit. Shuta jashtë portës 1-4 në të mirë të Dritës. Raste të pastra për gol, 1-1. Faulime 17-20, ndërsa me kartona të verdhë Inter 1-5 Drita, si dhe të kuq, Inter 0-1 Drita!


 
Të gjitha lajmet nga Conference League