Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 3-0 INTER TURKU

Dritë evropiane, bindshëm ndaj Inter Turkut dhe kalim tutje

Dritë evropiane, bindshëm ndaj Inter Turkut dhe kalim tutje


12 July, 2022 @22:14

Një paraqitje maestrale e Dritës është parë në Fadil Vokrri sonte, derisa të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut kanë parakaluar shpejtë e në dukje edhe letë ndaj Inter Turkut finlandez, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë për të fituar në Prishtinë 3-0 [Marko Simonovski 2, Arbnor Muja 49, 51].

Drita ishte mposhtur në ndeshjen e parë 1-0 në Finlandë, në javën e kaluar.

Sonte, një nismë e shpejtë dhe gol i shpejtë, që erdhi nga një depërtim i Arbnor Mujës në formë, ndërsa Marko Simonovski topin e shtyer e shutoi shpejt në portë për epërsi.

Gjilanasit vazhduan me dominim, që u vërejt edhe në statistikat e pasndeshjes, ndërsa Muja i ardhur në stinorin e kaluar nga Trepça’89 për 80 mijë euro të përfolura si dëmshpërblim, çoi skuadrën tutje, duke shënuar dy herë shpejtë në pjesë të dytë.

Drita FC

Së pari Muja qëlloi shtyllën, ndërsa topin e rikthyer e çoi në portë për 2-0 (49). Nuk vonoi, mitrovicasi mori topin në zonë dhe qëlloi saktë për 3-0 (51) përfundimtare.

Derisa finlandezët e çorientuar nuk arrinin të bënin më shumë, Drita deri në fund qëlloi edhe një herë shtyllën që mohoi fitoren edhe më të thellë të tyre. 

Nënkampionja e Kosovës tash në rrethin e dytë kualifikues për Ligë të Kampionëve ndeshet me ekipin e njohur belg, Antwerpen, ndërsa duelet luhen më 21 e 28 korrik.

Drita, në paraqitjen e saj të katërt evropiane, asnjëherë nuk ka dështuar te kundërshtari i parë evropian. Kësaj radhe ndaj Inter Turkut me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet, 3-1.

Drita vs Inter Turku


 
Të gjitha lajmet nga Conference League