MBROJTËSI FINLANDEZ
Duam të fitojmë, por kujdes nga Kosova
3 September, 2016 @15:42
Mbrojtësi finlandez që luan për Nottingham Forestin në Championship të Anglisë, Thomas Lam, duke folë para ndeshjes me Kosovën për mediat finlandeze ka thënë se duhet pasur kujdes nga kundërshatri përkundër se Finlanda është favorit në këtë përballje.
“Nuk e njoh as unë Kosovën shumë, por një gjë e dimë të gjithë, që ata dëshirojnë të tregohen në këtë ndeshje, sepse për ata është historike,” ka thënë Lam.
“E shoh që ne jemi favorit, luajmë në shtëpi, por duhet të kemi kujdes në këtë ndeshje. Duhet të jemi të fokusuar pasi që mund të ndodh ndonjë befasi,” ka thënë 22 vjeçari, që pritet të jetë në 11-shen e parë të trajnerit Hans Backe më 5 shtator.
Finlanda - Kosova luhet në Turku të Finlandës me fillim nga ora 20e45.