BUNDES
Duel golash
30 March, 2012 @19:53
Kampioni aktual dhe lideri i Bundesligës, Borussia Dortmund, ka barazuar në ndeshjen kundër Stuttgart me rezultat 4-4. Ndeshja e zhvilluar në kuadër të javës së 28-të nuk dha fitues. Në praninë e më se 80 mijë shikuesve, Shinji Kagawa (33’) shënoi golin e parë të ndeshjes, e që doli të jetë goli i vetëm i pjesës së parë. Në minutën 49-të, mesfushori polak Jakub Blaszczykowski, doli në skenë për të dyfishuar epërsinë e vendësve në 2-0.
Pas kësaj, Stuttgarti me golat e shpejta të Vedad Ibisevicit (71’), dhe dy të Julian Schieberit (77’ dhe 79’) e ktheu rezultatin në të mirë të mysafirëve në 2-3. Edhe pse vetëm tre minuta më vonë, Dortmundi arriti ta barazoj rezultatin me anë të Matt Hummels dhe më pas të kaloj në epërsi me golin e Ivan Perisic (87’), mesfushori i Stuttgartit Christian Gentner shënoni në minutat shtesë të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 4-4.
Përkundër këtij barazimi, Dortmundi vazhdon të kryesojë në rradhitjen tabelare me 63 pikë, 6 më shumë se Bayerni i cili nesër do të luaj kundër Nurnbergut.