HEKURAN KRYEZIU

Duhet edhe shumë punë
24 March, 2018 @22:04
Mesfushori i dalluar i Kosovës, Hekuran Kryeziu, në deklaratën e tij pas ndeshjes Kosova 1-0 Madagaskari ka thënë se duhet edhe shumë punë që ekipi të jetë stabil.
Ai ka theksuar se skuadra ka pasur faza të dobëta në ndeshje, të cilat duhen përmirësuar.
“Përkundër se janë ndeshje të vogla, janë tepër të rëndësishme. Së pari, jemi të gëzuar me rezultat. Kemi pasur lojë pozitive deri diku, por kemi shumë punë përpara,” ka thënë fillimisht mesfushori 25 vjeç i Luzernit.
“Kemi pasur faza që nuk kanë qenë të mira fare. Definitivisht duhet të punojmë shumë, të cilat besoj që me kohë do t’i përmirësojmë,” ka shtuar ai.
Kosova mposhti Madagaskarin 1-0 sonte, ndërsa tre ditë më vonë luan miqësoren e radhës, ndaj Burkina Fasos.