EDON ZHEGROVA

Kujt ia dedikoi golin Zhegrova?
24 March, 2018 @21:44
Futbollisti i ri i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, që debutoi me gol sot në përfaqëusese, pas ndeshjes ka bërë të ditur se ka qenë jashtëzakonisht emocinale për të ndeshja me Kosovën dhe ka treguar se kujt ia dedikon golin e parë me Kosovën.
“Ju falemnderit shumë. Ka qenë ditë e veçantë. Të luash për shtetin tënd është emocion i veçantë. Shto këtu edhe golin, djemtë kanë qenë fantastik. Shpresoj të vazhdojmë kështu,” ka thënë fillimisht Edoni i emocionuar pas ndeshjes.
Ai ka treguar se ka qenë i befasuar kur e ka parë emrin e tij në 11-shen startuese të Kosovës.
“Natyrisht, u befasova! Por pas kësaj ia nisa të mendoj dhe të koncentrohem për lojë. I përshëndes të gjithë që na kanë përkrahë sot, ndërsa golin ia dedikoj krejt Kosovës,” ka thënë ai.
Kosova mposhti Madagaskarin 1-0 sot, ndërsa pas tre ditësh luan me Burkina Fason, në miqësoren e radhës.