Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-0 DUKAGJINI

Dukagjini i merr pikë Ibrakovicit në debutim me Prishtinën

Pamje nga arkivi

Dukagjini i merr pikë Ibrakovicit në debutim me Prishtinën


19 November, 2021 @15:06

Abdulah Ibrakovic, trajner i ri i Prishtinës ka debutuar me barazim në përballjen e parë të tij zyrtare në Superligë të Kosovës.

Prishtina nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola ndaj Dukagjinit, që drejtohet nga ish-trajneri dhe lojtari i Prishtinës, Armend Dallku.

Dukagjini në anën tjetër ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë, për ta bërë tre ndeshje pa humbje.

TABELA AKTUALE

Ibrakovic e nisi ndeshjen pa dyshen Oto John e Gauthier Mankenda, ndërsa i futi në pjesë të dytë - por pa dallim në fund. Gola nuk kishte përkundër të gjitha opsioneve të provuara e mundësive.

Vlen të përmendet ai i Endrit Krasniqit, që u mbrojt bukur nga Kenan Haxhihamza, që dukej se është në formë të mirë.

Në anën tjetër, Dukagjini tentoi kryesisht me Ergyn Ahmetin dhe Ahmed Januzin, por gjithashtu pa sukses.

Në fund, pikët u ndanë, ndërsa Prishtina do të duhet të kërkojë diku tjetër fitoren e parë në Superligë me trajnerin e saj boshnjak.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga