Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI 0-0 DRITA

Dukagjini merr pikë edhe nga Drita

Dukagjini merr pikë edhe nga Drita


13 March, 2022 @17:51

Pas pikës së fituar ndaj Ulpianës jashtë, Dukagjini ka arritur të kapë një pikë edhe nga Drita, që po synon së paku garat evropiane.

E Drita, tashmë katër ndeshje nuk ka shijuar fitoren.

Duel që u dominua me raste më konkrete nga Drita, veçanërisht në pjesë të dytë, por pa ndërrim në rezultat.

TABELA AKTUALE

Marko Simonovski kishte një rast (58’) ndërsa Ilir Blakçori 2 minuta para fundit të ndeshjes qëlloi shtyllën (88’) por, goli s’erdh.

Në fund, ekipi i Armend Dallkut më i gëzuar për pikën e fituar, pasi që po bën një hap tjetër të rëndësishëm për t’i ikur pozitës që garanton rënien.

Drita e Ardian Nuhiut tashmë është 8 pikë larg liderit, ndërsa 5 pikë larg rivalit lokal.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga