Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI 4-0 MALISHEVA

Dukagjini mposhtë thellë Malishevën, për t’i barazuar pikët

Festa e Dukagjinit pas golit/ Foto: KFDukagjini/fb

Dukagjini mposhtë thellë Malishevën, për t’i barazuar pikët


5 November, 2022 @17:59

Një fitore e thellë e Dukagjinit sot ndaj Malishevës, ka bërë që festa e klinasve të vazhdojë edhe pas ndeshjes, pasi që me këtë ekipi barazoi pikët me Malishevën dhe tashmë është në lojë për t’i ikur pjesës së rrezikshme të renditjes tabelare.

Por, fitorja e Dukagjinit u bë e lehtë vetëm pasi që futbollisti i Malishevës Bleart Tolaj mori kartonin e kuq (36’). Pas kësaj Dukagjini duke fituar motiv dhe me energji shtesë arriti te fitorja.

TABELA AKTUALE

Ka qenë së pari Iljasa Zulfiu që shënoi për avantazh, pak para fundit të pjesës së parë kur u asistua nga Oto John, ndërsa me të nisur pjesa e dytë ai gjeti Johnin, ku ky i fundit bëri rezultatin 2-0!

Shpejt edhe kapiteni Altin Merlaku shënoi, ndërsa përfundimtaren e përcaktoi Blerind Morina, Dukagjini 4-0 Malisheva [Iljasa Zulfiu 45, Oto John 64, Altin Merlaku 81, Blerind Morina 88].

“Na lehtësoi punën shumë kartoni i kuq, por djemtë kishin paraqitje të mirë. Kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola pas rasteve që krijuam. Këto gola ishin me rëndësi sidomos për lojtarët e fazës së sulmit. Jemi të kënaqur me kontributin e Johnit në fushë. Jo vetëm të tij, por edhe lojtarëve tjerë,” tha pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, derisa Sami Sermaxhaj i Malishevës theksoi se pas golit të parë të pranuar, ekipi ra!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga