PËRFORCOHEN GJAKOVARËT
Dy ardhje të reja
5 February, 2016 @13:14
Tashmë numri i përforcimeve tek skuadra e Vëllaznimit është 10. Përmes një konfirmimi në faqen zyrtare, skuadra gjakovare konfirmoi lajmin që në skuadër janë transferuar dy futbollistë. Yll Myrta nga KF Besa dhe Ardi Basha nga FC Prishtina tashmë janë pjesë e klubit gjakovar, i cili po e kërkon me çdo kusht rikthimin në Superligë.
Në prezantimin e lojtarëve, nënkryetari Artan Muhaxhiri i ka uruar mirëseardhje transferimeve të reja, të cilët tashmë u rikthyen në qytetin e tyre të lindjes.
Përveç investime në transferimin e lojtarëve, muajt e fundit skuadra gjakovare ka bërë edhe investime në fushën stërvitore, autobusin e klubit, ka krijuar websiten e klubit dhe puna intensive për rikthimin në Superligë po vazhdon. Për momentin gjakovarët ndodhen në vendin e dhjetë, ende larg pozitave që dërgojnë në Superligë.