CITY - ARSENAL
Dy ndeshje pa Mustafin, dy humbje!
18 December, 2016 @18:56
Në ndeshjen kryesore të xhiros në Premier League, Manchester City e ka mposhtur me përmbysje skuadrën e Arsenalit, në të njëjtën mënyrë siç e mposhti Evertoni pak ditë më parë.
Skuadra e Arsene Wengerit u dorëzua edhe pse e kishte avantazhin fillestar, me Cityn që zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale. Golat e fitores për skuadrën e Guadiolës u shënuan nga dyshja Sterling-Sane dhe ndeshja u mbyll me fitore 2-1.
Interesant është fakti që Arsenali është mposhtur dy herë radhazi që nga lëndimi i Shkodran Mustafit, ndërsa me Mustafin në mbrojtje Arsenali nuk e ka as edhe një humbje në Premier League! Humbja e parë për skuadrën e Wengerit daton në muajin gusht, kur Mustafi nuk ishte transferuar ende në ‘Emirates’.
Sa i përket Xhakës, ai luajti për plot 90 minuta sot.
Kjo humbje bën që Arsenali të mbetet prapa në luftën për titull, ndërsa City ngjitet në vendin e dytë.
All Goals & Highlights HD - Manchester City 2-1… by BundesVideo