Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY

Dy penallti të humbura në kohë të rregullt, për tu kualifikuar në vazhdime!

Foto: FCBarcelona/fb

Dy penallti të humbura në kohë të rregullt, për tu kualifikuar në vazhdime!


22 January, 2021 @0:12

Barcelona është në krizë të vërtetë dhe sonte ka shpëtuar vetëm pas vazhdimeve në kuadër të Copa del Rey.

Katalonasit nuk kanë arritur t’i shënojnë dy penallti në kohë të rregullt, për të çuar ndeshjen në vazhdime ku kanë arritur që përmes Ousmane Dembele (92) dhe Martin Braithwaite (120) të fitojnë 0-2 pas 120-minutave lojë.

Miralem Pjanic ka dështuar nga pika e bardhë në minutën e 39 të ndeshjes, ndërsa njëjtë ka dështuar edhe Dembele në minutën e 80.

Kundërshtari i sotëm, Cornella, që luan në Segunda B të Spanjës (kategoria e tretë) është mbajtur fuqishëm dhe ka bërë gjithçka për të kërkuar befasinë e radhës në Copa del Rey pas eliminimit të Real Madridit ditë më parë nga Alcoyano, që vinte nga kategoria e njëjtë.

Me fitore, Barcelona ka siguruar vend në 1/8 e finales së Kupës.

Në anën tjetër, nuk ka si të mos përmendet portieri Ramon Juan Ramirez i Cornellas. Dy penallti të mbrojtura me plotë meritë nga 21-vjeçari, të dy yjeve shumë-milionëshe të katalonasve, për të çuar skuadrën në 120-minutësh ndaj ish-kampionëve.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga