PARA NDESHJES LIRIA - VËLLAZNIMI
Dy rivalët e vjetër hapin xhiron
24 October, 2017 @9:23
Me fillim nga ora 13:30, sot në Prizren hapet xhiroja e XII e Superligës së Kosovës në futboll.
Dy rivalët e vjetër, Liria e Vëllaznimi, takohen mes vete në një takim që pritet të luhet në mot me shi në “Përparim Thaqi” të Prizrenit. Në duelin e parë mes skuadrave, Vëllaznimi triumfoi 1-0 me golin e Albutrint Morinës, ndërsa sot prizrenasit kërkojnë që me një fitore të mundshme të kenë pikë të barabarta, të paktën përkohësisht. me Prishtinën lidere.
Në anën tjetër, Vëllaznimi në këtë takim vjen pas fitores 0-3 në tavolinë ndaj Flamurtarit dhe me një fitore të mundshme do të ngjitej mbi Lirinë në tabelën e klasifikimit.