SUSPENDIM

Suspendohet Bonucci, mungon ndaj Juventusit
23 October, 2017 @21:37
Pas kartonit të kuq në ndeshjen me Genoan dje, Leonardo Bonucci është dënuar nga Federata Italiane me dy ndeshje moslojë.
Kjo nënkupton që përveç ndeshjes ndaj Chievos, Bonucci do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Juventusit, skuadrës nga e cila lojtari në fjalë u transferua te Milani, transferim ky që bëri bujë të madhe në Botën e futbollit.