KOMISIONI DISCIPLINOR
Dënohet edhe Samir Sahiti
23 October, 2017 @18:02
Përveç klubit të Flamurtarit, nga FFK-ja është shqiptuar një dënim edhe për Samir Sahitin, mbrojtësin e djathtë të Vëllaznimit.
Në komunikatën e FFK-së shkruan:
“Samir Sahiti, lojtar i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI “ nga Gjakova, në proceduëe të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për shkelmim të lojtarit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes së ndërprerë të javës së XI-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI, e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë, dënohet me ndalesë loje për 4 ndeshje zyrtare me radhë të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.”
Në anën tjetër, me 3 ndeshje moslojë është dënuar Erbet Hotaj (motivi: goditje e lojtarit kundërshtar pa top pas përfundimit të ndeshjes së ndërprerë), lojtar i Flamurtarit, si dhe me 2 ndeshje moslojë Ervin Hallunaj (për pjesëmarrje në tollovinë e krijuar dhe goditjen e lojtarit kundërshtar), portieri i Flamurtarit.